Administrata e presidentit Trump ka shtuar të dhëna të reja në listën e atraksioneve turistike në Kubë që amerikanët nuk mund të vizitojnë.

Midis 26 atraksioneve turistike të shtuara janë hotele në pjesën e vjetër të Havanës dhe qendra tregtare modeste në vendpushime larg kryeqytetit.

Vizita e amerikanëve në të gjitha këto objekte është e ndaluar, sepse ata janë në pronësi të konglomeratit ushtarak të Kubës GAESA.

Udhëtimi në Kubë është ende i ligjshëm dhe ky vend ishull në Detin e Karaibeve vizitohet nga qindra mijëra amerikanë çdo vit.

Megjithatë, sanksionet mbajnë ende të dobësuas interesin e qytetarëve amerikanë për të vizituar Kubën, dhe këtë vit panë një rënie të theksuar të numrit të tyre.

Marrëdhëniet kubano-amerikane u ngrohën diri nën presidencën Obama, por nën Trump përsëri janë ftohur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re