Duke nisur nga sot në orën 11:00, në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut filloi karantina 42-orëshe, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.Ndalesa e lëvizjeve të qytetarëve do të zgjasë deri të martën në orën 05:00.Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vend u rrit në 1 941, pasi gjatë 24 orëve të kaluara u konfirmuan 20 raste të reja me COVID-19.

Qeveria mori vendimin për këtë kufizim, në seancën e saj të 56-të, edhe pse paraprakisht Komisioni për Sëmundjet Infektive parashtroi propozimin që karantina të zgjasë nga e shtuna në orën 19:00 deri të martën në orën 05:00.NQP njoftoi se duke nisur nga nesër, në orën 11:00 deri të martën në orën 05:00, transporti publik nuk do të funksionojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re