Administratori Shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, Arjan Baçi, ka dalë në një konferencë për mediat, për Impiantin e Mbetjeve të Tiranës

Ai është shprehur se tanimë administrator i Inceneratorit do të jetë ai, duke shtuar se puna po vazhdon normalisht.

Baçi tha se një nga problematikat e hasura është se disa prej bashkive të qarkut të Tiranës, përfshirë edhe Tiranën janë debitorë, ndërsa sa i përket çmimit, ai do të mbetet e pandryshuar.

Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj kompania, të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, administrator jam zgjedhur un.

Po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjithë kontratat. Një problematike që pamë, është që bashkitë e qarkut janë akoma debitorë. Po bëhet muaji i 3 që nuk kanë shlyer detyrimet.

Kemi filluar duke i dërguar shkresat, për ti vënë para përgjegjësisë.

Çmimi do të mbetet i njëjtë. Bashkia e Tiranës është prej bashkive që është debitore, po ashtu edhe e Vorës dhe disa të tjera” tha  Baçi.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re