Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar sot se në rast se zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 13 tetor, atëherë sipas tij Shqipëria nuk ka asnjë shans që t’i hapen negociatat nga Bashkimi Europian.

Meta i ka bërë thirrje kryeministrit që të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, madje Presidenti tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

“Mos realizimi i zgjedhjeve ne 13 tetor, do të jetë kosto serioze në pikëpamjen ligjore, por është penalizmi i sigurtë, 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërie në tetor.

Kjo do të ishte një goditje e madh e gjithë perspektives europiane, që është vonuar këto 3 dekada. Unë e ftoj edhe njëherë kryeministrin Rama që të reflektojë, mos pengojë zbatimin e dekretit për datë 13 tetor, ftoj KQZ dhe institucionet e tjera të mos vazhdojnë në paligjshmëri, dhe partitë opozitare që duan të marrin pjesë në zgjedhje që të regjistrohen sepse qytetarët shqiptar në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë që kemi detyrim t’i zbatojmë.

Kanë të drejtë të zgjedhin, jo të votojnë dhe kjo është detyrim që u takon të gjithëve.

Po kështu qeveria e konsideron normale, unë nuk i kam kërkuar as kryeministrit që të japë dorëheqjen, pavarësisht se kjo është kërkuar nga opozita.

Qeverisë i kam kërkuar që të tregojë përgjegjësisë e saj, të respektojë kufijtë e saj që i ka dhënë kushtetuta dhe garancitë e nevojshme.

Unë s’kam patur iluzione, që Shqipëria do organizojë zgjedhje daneze, kjo është çështje që kërkon kulturë tjetër.

Presidenti do japë shembullin personal, nëse s’do bëjmë zgjedhje në 13 tetor, do bëjnë zgjedhje Presidenciale.

Presidenti është dhe më i hapur, nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve, që në rast se do kryeministri të lerë dhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, por me një kusht që në këtë zyrë të vij një person me shumë integritet dhe që ka qenë në këtë zyrë dhe që ka provuar që mbrojtja e interesit kombëtar, pra të jetë profesor Rexhep Meidani”, tha Meta.

Teksa ka pervetesuar me “efikasitet” te plote shprehjen e mbretit te francez Luigji i XiV, “Shteti jam une”, duke deklaruar se ai vendos per 13 tetorin zgjedhje per te gjitha, qe nga vendoret e deri tek president nga populli, e pangjashme ne nje republike parlamentare.

Madje kercenon se ia leshon vendin si President vetem ish kreut te shtetit Rexhep Meidani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re