Skip to content

“Shteti ka rënë”/ Tedi Blushi: O Republika, o mafia! Të nisë përballja e fortë për çlirimin e shtetit, rrugë tjetër nuk ka

SHISH blushi

Deputeti Ermal Blushi ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend, duke bërë thirrje për një përballje të gjerë politike dhe qytetare kundër asaj që ai e cilëson si “kapje të shtetit nga mafia”.

Në një deklaratë të gjatë, Blushi pretendon se institucionet kryesore të sigurisë dhe shtetit janë vënë nën kontrollin e grupeve kriminale dhe akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për këtë situatë. Këto janë akuza politike të bëra nga Blushi dhe nuk përbëjnë fakte të provuara gjyqësisht.

“O Republika, o mafia!”, shkruan Blushi, duke argumentuar se sipas tij Shqipëria ndodhet përballë një momenti vendimtar për të ardhmen e shtetit dhe institucioneve.

Ai përmend në deklaratë Shërbimin Informativ të Shtetit, Policinë e Shtetit, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucione të tjera, për të cilat pretendon se janë nën ndikimin e personave të lidhur me krimin e organizuar.

Blushi akuzon gjithashtu kryeministrin Rama se qëndron në krye të një sistemi që ai e cilëson si “shtet të mafias”, ndërsa kërkon që qytetarët, policët dhe ushtarakët që ai i quan të ndershëm të bashkohen në mbrojtje të institucioneve dhe Kushtetutës.

“Koha për ta çliruar shtetin është sot! Koha për t’ua rikthyer Shqipërinë shqiptarëve është sot!”, shprehet ai.

Në pjesën e fundit të deklaratës, Blushi përdor si shembull luftën e Kolumbisë kundër Pablo Escobarit, duke bërë thirrje për bashkim kundër asaj që ai e përshkruan si organizatë kriminale që ka sfiduar shtetin.

“Republika ose mafia. Shqipëria ose Kapoja i Kapove”, shkruan Blushi, duke e mbyllur deklaratën me thirrjen për një përballje të fortë politike dhe qytetare kundër qeverisë Rama.

Reagimi:

Sot, më shumë se kurrë, çlirimi i shtetit nga mafia dhe rikthimi i Republikës në duart e shqiptarëve është një detyrë kombëtare!
Sot nuk kemi të bëjmë me një paralajmërim politik, me një dyshim apo me një iluzion.
Sot u faktua se kapja e shtetit nga mafia është një realitet!
Shteti ka rënë! Siguria kombëtare ka rënë!
Mafia nuk është më përballë shtetit. Mafia është në themelet e shtetit, është vetë shteti!
Mafia ka kapur të gjitha strukturat që duhet të garantojnë sigurinë kombëtare, ligjin, Kushtetutën dhe mbrojtjen e Republikës.
Shërbimi Informativ i Shtetit në duart e Ergys Agasit.
Policia e Shtetit në duart e Ergys Agasit.
Ministria e Mbrojtjes në duart e Ron Yeffet.
Pronat dhe pasuritë publike, bregdeti dhe malet janë nën kontrollin e karteve të drogëve.
Financat publike janë në duart e trafikantëve të drogës.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që duhet të ishte këshilli i mbrojtjes së sigurisë, është shndërruar në tryezën ku mblidhen krerët e familjeve mafioze, në një lloj takimi të “Cosa Nostra”-s shqiptare.
Dhe mbi të gjithë qëndron Kapoja i Kapove, Edi Rama, ai që ka ngritur, mban në këmbë dhe drejton shtetin e mafias.
Shqipëria ndodhet përballë një prej betejave më të mëdha të histories.
Sot është koha për reagim të fuqishëm mbarëkombëtar!
Është koha që shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të ngrihen në mbrojtje të Republikës, të Kushtetutës, të lirisë dhe të sovranitetit të tyre.
Sot është koha për ta çliruar shtetin nga mafia!
Sot është koha për ta rikthyer Republikën tek shqiptarët!
Detyra për ta çliruar shtetin nuk është më vetëm politike.
Është detyrë kombëtare!
Nga sot, beteja për Republikën duhet të jetë një betejë e çdo shqiptari patriot që beson se Shqipëria duhet t’u përkasë shqiptarëve dhe jo mafias.
Koha për ta marrë në duar fatin e Republikës është sot!
Koha për ta çliruar shtetin është sot!
Koha për t’ua rikthyer Shqipërinë shqiptarëve është sot!
Republika ose mafia.
Shqipëria ose Kapoja i Kapove.
Shteti i mafies duhet hedhur në humnerë dhe dhe bashke me te edhe Edi Rama.
Historia ka treguar se asnjë organizatë kriminale, sado e fuqishme të jetë, nuk mund të jetë kurrë më e fortë se kur punonjësit e ndershëm të policisë, ushtarakët patriotë dhe qytetarët e ndershëm bashkohen në luftë kundër saj.
Kolumbia e viteve të luftës kundër Pablo Escobarit është një prej shembujve më të forte se si policë të ndershëm, familje viktimash dhe qytetarë u bashkuan përballë një banditi që kishte sfiduar vetë shtetin dhe ia tregoi vendin.
Të bashkohemi të gjithë, për ta shporrur me çdo çmim Edi Ramën!
Rrugë tjetër nuk ka!
Shqipëria sot ndodhet përpara një prove historike.
Kjo nuk është më vetëm një betejë politike. Është beteja për vetë ekzistencën e Republikës.
Është koha që shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të ngrihen në këmbë në mbrojtje të shtetit të së drejtës, Kushtetutës, lirisë, sovranitetit të tyre dhe në emër të së ardhmes së fëmijëve të tyre.
O do të ekzistojë Republika, ose do të ekzistojë shteti i mafias.
O do t’u përkasë Shqipëria shqiptarëve, ose do të mbahet peng i mafias.
Rrugë tjetër nuk ka!