Lulzim Popshini prej 9 vitesh trajtohet me dializë. Popshini kërkon ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë për të siguruar aparatin që bën të mundur mjekimin e tij., Fistula.

Prej 10 ditësh pret në qendrën e konsultave për të marrë përgjigje, por ende pa suksese teksa gjendja e tij shëndetësore rëndohet.

“Tani më sjell vërdallë shteti. Prej 9 muajsh. Tani bëra dokumentat i çova lart por ajo më mbylli derën dhe më tha hajde mbas 10 ditësh. Kirurgu tha për 5 ditë çoja. Nëse nuk marr fistulënn, mbaron afati katiderit dhe robi mbaron. 9 muaj që vazhdon kjo situatë. Shteti duhet që të japi kushte spitalit. Të ketë fistula, katidera. Unë nuk kam bukë me hongër jo mo të shkoj në spital të paguaj fistula. Babi im 67 vjeç me diabet i ranë këmbët. Shteti të japë kushte tamam“, tha qytetari.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re