Kryetari i Kryesisë, Nisma Thurrje, Pano Soko këtë të hënë ishte i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.

Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se viti 2023 ishte viti më i mirë për sa i përket rritjes ekonomike.

Soko deklaroi në studio se misioni i qeverisë nuk është të mbledhe para, por të ofrojë sa më shumë shërbime publike.

Soko: Shteti nuk është kompani private që të mbledhë para. Misioni primar i shtetit është të arrijë të realizojë sasinë më të madhe të shërbimeve me sasinë më të vogël të parave. Ky është një shtet i suksesshëm. Unë shqëtsohem sa shërbime po marr, jo sa lekë po mbledh shteti. Shteti është gjetur përpara faktit që këto tre vitet e fundit kemi mbledhur aq shumë lekë sa nuk kemi ditur si t’i shpenzojmë.

Soko u ndal te indeksimi i pensioneve si dhe shpërblimi prej 5 mijë lekësh që morën për festat e fundvitit. Ai tha se ky shpërbim ishte i pamjaftueshëm në krahasim me çmimet e shportës ushqimore.

Soko: Nga ana tjetër pensionistët që ishin më të goditurit nga inflancioni, mënyra se si llogarisim masën e kompensimit ishte me hile. Mënyra si llogaritet indeksimi është sipas inflacionit të Bankës së Shqipërisë. Pensionistët me të ardhura të pakta gamën e shpenzimeve e kanë shumë të vogël. Pensionsitëve i dhamë gjysëm e asaj që duhet t’i jepnim. Tjetra është që vazhduam me politikën e talljes. Inflacioni godet bazën, atë që është poshtë, godet konsumin. I dhamë 5 mijë lekë shpërblim, kur gjeli i detit ka qenë me 4 mijë lekë kilja. Ka qenë më 1400 vitin e kaluar.

Sipas Sokos, nisma e re e qeverisë për të taksuar profesionet e lira është e gabuar sepse kjo do të sillte largimin e një pjese të tyre nga Shqipëria për shkak të barrës fiskale.

Soko: Nuk është se s’kemi lekë. Kemi para1 unë nuk e kuptoj. Në momentin që kemi para ne ndërmarrim një iniciativë tjetër, për të rritur barrën fiskale të profesionistëve të lirë. Kush është nevoja? Efekti fiskal në buxhetin e shtetit do të jetë 30 milionë euro. Janë 0.4% e buxhetit të shtetit. Ne në vend që të bëjmë atë që presin të gjithë, të ndërrmarim disa nisma ligjore që t’i themi atyre që janë këtu “qëndroni këtu” dhe atyre që kanë ikur “kthehuni këtu”, bëjmë të kundërtën. Taksimi i këtyre profesioneve do të bëjë që disa prej tyre të dalin nga tregu. Barra fiskale do t’i godasë dhe një pjesë e mirë e tyre ose do të dalin në informalitet ose do të largohen nga Shqipëria. Ra euro. Qeveria shqiptare doli dhe tha që kemi ulur borxhin publik. Ishte arritje e madhe, por nuk na tha si e bëri këtë. Qeveria doli me fitim nga rënia e borxhit. Një qeveri nuk është aty për të fituar para./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re