Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë qendrat ku do të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se do të hapet dhe një portal për qytetarët në institucionin e Presidentit që të informojnë për shqetësimet në lidhje me këtë çështje.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!

Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet. 🇦🇱”, deklaron Meta.

Ilir Meta e Presidenca po veprojne si nje shtet paralel me qeverisjen e socialisteve dhe Edi Rames, teksa “dublojne” te gjithe strukturat e shtetit qe nga komiteti per pandemine e deri tek ngritja e strukturave te ngjashme me Gjendjen Civile, agjencite e prokurimeve etj.

KQZ dhe strukturat e shtetit po bejne thirrje qe qytetaret te shkojn e dhe te pajisen me karta identiteti apo pasporte, madje duke punuar dhe diten e shtune, por sic kemi vene re tek qendrat e ngritura per kete qellim, jo vetem qe nuk ka radhe por nuk ka asnje kembe robi qe te aplikoje.

Faji i qeverise eshte qe qytetaret jane neglizhente ndaj pajisjes me karte identiteti!

Ja denoncuan ithtaret e opozites tek portali i Ilir Metes ne Presidence! Po pastaj?!

Çfarë do bëjë Meta, perpos ndonje konference shtypi. E shumta mund ta beje ne Vlore, aty ku çeta e Cepanit te Skraparit beri luften e 1920-tes, ndersa Selam Musain e kapi nje “plumb qorr”, pasi i bie qe s’ka lutuar.

Kaq ishin ne luften e Vlores, tre ceta, dhe ato ishin nga Skrapari sipas Metes! Vlora bente sehir!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re