Sulmet në veri të Kosovës ku u vra edhe një polic mbështeten nga shteti serb. I këtij mendimi ka qenë eksperti i sigurisë Arben Çuko . Në një intervistë për Quo Vadis me Pranvera Borakajn në Vizion Plus ai tha se Vuçiç me këto veprime, kërkon të arrijë dy qëllime kryesore.

 

Sipas ekspertit kryesorja është qëllimi politik, që Vuçiç para zgjedhjeve do tu tregojë serbëve se ai është mbrojtësi i tyre.

 

Nuk mundet dot që pa dijeninë e plotë të krerëve të shtetit serb një grup i armatosur prej 30 vetash bashkë me një logjistikë shumë të fuqishme, ishim me qindra mina, nuk mundet dot të veprojë lirshëm pa krijimin e kushteve nga ana e shtetit serb, të organizohen e të stërviten e të futen brenda. Operacioni u dështoi. Unë mendoj që qëllimi i Vuçiçit ka qenë i bazuar në dy shtylla. E para, shtylla imediate, nevoja e Vuçiç. Vuçiç ka zgjedhje tani e do tu paraqitet serbëve si mbrojtësi i tyre. Nevoja e dytë është që sido që të ndodhë situata, mund të ishte shumë më e rëndë, palët nuk kanë rrugë tjetër, as serbët, as shqiptarët e Kosovës përveç tavolinës së bisedimeve. Serbia nuk mund të bëjë luftë. As Kosova. Herët a vonë palët do ulen ne tryezën e bisedimeve. Jo me Lajçakun e Borrellin, por me fuqi të shumëfishuara të faktorëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, por jo me Lajçak.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re