Aktivistët e shoqërisë civile dhe nga grup të rinjsh nga Lezha dhe Kurbini janë ngritur në protestë ditën e sotme, për të ndaluar degradimin e Urës së Zogut, një urë me vlera historike.

Ata u mblodhën të dielën pranë objektit monument kulture, i cili ka pësuar dëmtime të renda gjate këtij viti dhe rrezikon seriozisht shembjen totale, për shkak të gërryerjes. Së fundmi të paktën një këmbë e urës u fundos dhe si shkak besohet se është shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat për nxjerrje inertesh.

Duke folur për Fax News, një nga aktivistët u shpreh se shteti duhet të marrë masat për të mbrojtur urën. Ai shtoi se ura nuk është vetëm për të bërë foto, por duhet mbrojtur për vlerat e saj.

“Kjo urë ka nevojë të mbrohet jo vetëm nga shteti, por nga vetë ne qytetarët. Duhet ta kuptojmë që kjo urë është e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë. Duam t’i kërkojmë sërish shtetit të marrë masat për mbrojtjen e kësaj ure. Ura nuk është vetëm për të kaluar dhe për të bërë foto, por kjo është një urë historike. Kjo është ura që u ndërtua nga një inxhinier shqiptar me materiale të ardhura nga italia. Në kohën kur u ndërtua bëri revolucion. I bëjmë thirrje shtetit që të merren masa për mbrojtjen e kësaj ure”, tha ai.

Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 dhe gëzon statusin e Monumentit të Kulturës së kategorisë së parë, por sipas aktivistëve kurrë nuk është trajtuar si e tillë.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re