Home SHQIPERIA “Shteti të reagojë pas vrasjes së Mateos”/ Debat në Komisione për përgjegjësinë e Institucioneve

“Shteti të reagojë pas vrasjes së Mateos”/ Debat në Komisione për përgjegjësinë e Institucioneve

0
“Shteti të reagojë pas vrasjes së Mateos”/ Debat në Komisione për përgjegjësinë e Institucioneve

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ndërsa në Fier po zhvillohej seanca gjyqësore për vrasjen e fëmijës 8 vjecar, deputetet e te dy kampeve kane debatuar në mbledhjet e komisioneve në lidhje me reagimin që duhet të bëjë parlamenti.

 

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që të gjitha institucionet duhet te bejne më shumë nga policia tek sistemi i drejtesise për të parandaluar ngjarje te tilla.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

 

DEPUTET I PD

 

“S’mund të shndërrohet shteti në një institucion që lëshon pika loti kur ngjarja ndodh me fytyrë të vrerosur dhe çon epitaf një projekt-ligj. Ata njerës që çanë dyert e gjykatës sot kanë frikë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre.”

 

 

KLOTILDA FERHATI

 

KRYETARE E KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

“Gjithcka që kemi bërë duket që është e pamjaftueshme e duhet të bëjmë më shumë. Duke filluar që nga monitorimi I zbatimit të ligjeve, rritja e përgjegjësisë së instituticioneve të cilat duhet të ushtrojnë detyrat e veta. Por edhe vetë shoqëria duhet te jëtë më e ndjeshme. Ashtu sic kërkojmë që gjyqtarët e prokuroret duhet të jenë më të kujdesshëm në vendimet që japin duke marrë në konsideratë çdo rrethanë, ashtu duhet edhe institucionet ligjzbatuese të jenë më efektivë në rastet e konsideruara të rrezikshme”

 

Në komisionin e sigurise dhe të ligjeve propozimet e opozites perfshinin nga seancë degjimore me Drejtorin e Përgjithshem të policise tek marrje informacioni nga Këshilli i Larte Gjyqesor, i Prokurorise dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë