Liqeni Artificial i Tiranës ka pasur sot një tjetër pamje nga ajo e një dite më parë. Lëvizja e njerëzve për ajrin e pastër nga liqeni thuajse nga të gjitha kategoritë ka bërë që të ketë një kaos në masat anticovid, mosrespektim të orarit, shoqëruar edhe me një rritje të numrit të rasteve të të prekurve.

Shkarkimi i shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka kthyer një tjetër regjim në rrugët hyrëse dhe dalëse të Liqenit Artificial.

I gjithë parku është tërësisht i boshatisur, me ndonjë qytetar tek-tuk që ka dalë për të marrë ajër të pastër apo për ecje sportive. Ndërkohë në të gjitha pikat hyrëse janë të vendosur efektivët që këshillojnë qytetarët për masat që duhet të zbatojnë dhe se duhet shmangur frekuentimi i kodrave të liqenit.

Më problematike situata në liqenin artificial të Tiranës paraqitet në fundjavë ku lëvizja e qytetarëve është më e shtuar kjo për shkak edhe të lehtësimit të masave të ndërmarra nga qeveria për moshën e tretë dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re