50 rastet e të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit, të raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë në përqindjen më të lartë raste kontakti, ndërkohë që ka edhe nxënës e punonjëse fasonerie të infektuar.

Të shpërndara sipas qyteteve rastet e të prekurve të ditës së sotme janë: 10 raste në Berat, 35 raste në Kuçovë, 2 raste në Urë-Vajgurore, 2 raste në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.

Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 ditën e sotme konfirmohen të infektuar nxënës, punonjëse në fasoneri dhe biznese private. 2 nxënës në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska” në Berat, 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në Berat, 1 punonjëse në fasonerinë “Center Albania”, pronari dhe sanitarja e një bar-kafeje në Kuçovë rezultojnë mes rasteve pozitive të ditës së sotme.

Mes 44 rasteve të tjera, rezultojnë të prekur persona nga të gjitha moshat, duke filluar nga 24-73 vjeç, thuajse të gjitha raste kontakti familjare, mes tyre edhe 17 pensionistë.

Aktualisht në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit raportohen 11 persona të shtruar,4 prej tyre me komplikacione të rënda. Ndërkohë që numri i rasteve është duke u rritur ndjeshëm nga dita në ditë numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 948.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re