Rritja e rasteve në rang qarku ka shtuar më shumë numrin e të sëmurëve me Covid-19. Duke qenë se përgjigjet e tamponëve vijnë me tepër vonesë, qytetarët e infektuar lëvizin lirshëm nëpër Berat dhe kjo ka bërë që numri i personave pozitiv të jetë nga java në javë në rritje.

Valbona Papa, shefja e repartit Infektiv, i cili tashmë është kthyer në karantinë, shprehet për Fax News se gjatë ditës vijnë shumë raste, mbi 30 raste, ndërsa spitali ka vëtëm 19 shtretër.

Ajo thotë po ashtu se rastet e rënduar i dërgojnë në Tiranë. Po ashtu Papa e lidh shtimin e rasteve në Berat me faktin se qytetarët nuk kanë kujdes dhe kështu bëhen probleme dhe për shumë të tjerë.

Pepa apeloi për qytetarët se sapo shfaqen shenjat e para duhet të vetëkarantinohen, ndërsa nëse kanë simptoma të theksuara u kemi shpjeguar se duhet të marrin numrat që tashme shfaqen në ekranet e TV-së.

Gjithësesi shtimi i numrit të rasteve të reja me Covid-19 është kthyer në një makth për qytetarët e Beratit, ku edhe në vetë ambientet e spitalit Rajonal ka rrezikshmëri pasi mjaft raste të infektuarve kanë ndodhur gjatë vizitave në atë spital, ku nuk kanë munduar edhe personel mjekësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re