Pas pyllëzimit e gjelbërimit, pjesa jugore e liqenit artificial i është bashkuar parkut te madh. Shume shpejt kjo zone thotë kreu i Bashkisë se Tiranës do te jete e hapur per qytetaret, veçanërisht te apasionuarit pas vrapit e pedalimit.
 
“Jemi duke qëndisur gjysmën jugore të liqenit të Tiranës. E kemi pastruar nga zaptimet dhe pengesat që kanë ndërprerë zhvillimin e kësaj hapësire. Për të gjithë qytetarët që kalojnë në këtë investim të ri, që është ende kantier, është e pabesueshme se sa i madh qenka realisht Liqeni dhe besoj se është detyrim i gjeneratës sonë të lerë një ‘pajë’ për gjeneratën tjetër”
 
Kryetari i Bashkisë se Tiranës me mbështeten e sipërmarrësve dhe institucioneve te ndryshme ka shtuar 100 peme ne ketë zone te parkut.
 
“Besoj se kjo do të jetë vera e parë ku qytetarët do e shijojnë në tërësinë e vet liqenin e Tiranës. Ndërkohë, po përgatisim parkun e dytë, atë të Liqenit të Farkës, për të pasur edhe një tjetër hapësirë argëtimi e çlodhjeje për qytetarët”
 
Veliaj u beri apel qytetareve qe te shfrytëzojnë kohen per te mbjelle peme deri ne 22 prill, ditën ndërkombëtare te tokës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re