15 prill- Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë javës që lam pas nga Strukturat e DVP Berat janë proceduar penalisht 21 shtetas, nga këta: 10 të arrestuar, 1 i ndaluar dhe 10 të proceduar në gjendje të lirë.

Sipas DVP Berat u finalizua me sukses operacioni “Vëzhgimi” ku u arrestua 1 shtetas, 4 shtetas janë arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”, 1 për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”

Po ashtu, janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Nga ana e patrullave të Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset ku vetëm gjatë 1 jave janë evidentuar në gjendje ❌ të dehur ose pa dëshmi 8 shtetas nga të cilët 3 shtetas janë arrestuar dhe 5 proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë vendosur 335✍ masa administrative për shkelsit e Kodit Rrugor.

Gjithashtu po vijojnë takimet sensibilizuese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe zbatimi i programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme” me nxënësit e klasave të gjashta.

Policia e Beratit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimatin tuaj./k.s/ /a.g/





Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re