22 tetor- Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë një jave kanë proceduar 29 shtetas për vepra penale të ndryshme.
Sipas policisë, nga këta 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga specialistët e sektorit të Qarkullimit Rrugor, për veprat penale” Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 3 shtetas janë arrestuar gjatë operacionit “Gostencka”, 2 shtetas janë arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”, 2 shtetas janë kapur pasi ishin shpallur në kërkim, 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesë – padi për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.





