1 tetor – Nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Komisariateve të Policisë, Berat, Kuçovë dhe Skrapar, ka vijuar puna me intensitet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, goditjen e paligjshmërisë, parandalimim e krimeve, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

“Si rezultat, janë proeduar penalisht në total 27 shtetas për vepra të ndryshme penale. 14 proçeduar në gjëndje të lirë, 9 të arrestuar, 4 të ndaluar. Nga këta: 3-të arrestuar për veprën penale, “Dhuna në familje”, 5 për veprat penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”,1 për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, janë ndaluar 4 shtetas që ishin në kërkim, 1-në vijimësi të operacionit “Kalaja”, 2-gjatë operacionit “Mashtrimi” dhe 1-për veprën penale të “Vjedhjes”. Janë plotësuar 5 Kërkesë Padi, për tu pajisur me urdhër mbrojtje të menjëhershëm”, bën të ditur drejtoria vendore e Policisë Berat.

Nisur nga rastet e shtuara 2 javët e fundit të zjarrvënieve me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Berat ka hartuar një plan masash shtesë, në vijim të zbatimit të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme, për parandalimin e zjarreve.

Po gjatë kësaj jave, policia rrugore ka vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Janë vendosur 541 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Beratit thekson se është e vendosur se kontrolle të tilla do vazhdojë dhe në ditët në vijim si dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të telefonojë në numrin 112 për çdo problem që konstatojnë./k.s/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re