Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për mediat, pas takimit me drejtues të institucioneve shëndetësore, ka thënë se në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri, nga sot e tutje do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në mëngjes. Ai tha se listës së këtyre qyteteve do mund tiu shtohen dhe komuna të tjera në varësi të numrave të rasteve me Covid 19.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në mëngjes, ku do të lejohet të punohen vetëm hapësirat e hapura dhe merr me vete. Në bazë të vlerësimeve 30 përqind nuk besojnë që Covid-19, është real dhe do të fillohet me reportazhe ku do të tregohet se si pacientet vuajnë në klinikën Infektive”, tha ai.

Në konferencën e cila vjen pas shtimit të rasteve me jetë të humbura në Kosovë, Hoti ka prezantuar dhe pika të tjera të masave që do të marrë qeveria që ai drejton .

Këto janë pikat që ka prezantuar Hoti në konferencën e sotme: Do të kujdesemi të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër; Do të riorganizojmë komplet klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale dhe spitalet private, shtretërit e tyre do të shfrytëzohen për pacientët që dërgohen nga QKUK;

Do të blejmë aparatura të reja për testime. Do të krijojmë kapacitete shtesë për personel mjekësor. Do të mobilizojmë të gjithë personelin mjekësor në nivel vendi, sidomos në mikrobiologji dhe infermieri.

Do të merremi me kthimin e kapaciteteve për testim virologjik, do të krijohen kapacitetet Brenda ditës, deri në 500 teste Brenda ditës. do të fillojmë procedurat urgjente që t’i blejmë edhe 100 mijë teste shtesë. Do të testohen të sëmurët kronikë, ata që kanë shenja e të tjerë.

Do të kemi në dispozicion buxhetin për të siguruar teste deri në 100 mijë, vaksina sezonale deri në 500 mijë; Do t’i blejmë shtatë aparatura shtesë për testime virologjike. Do të angazhohemi të punësojmë personel shtesë, do të sigurohemi se ka pajisje të nevojshme mbrojtëse, gjithashtu pagesa shtesë për institucionet që kanë qenë të angazhuara.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re