Porti i Durrësit ka pritur sot rreth 700 tifozë të të dyjave skuadrave që luajnë sot për Conference League.

Ardhja e tifozëve është shoqëruar me një shtim të forcave të sigurisë nga Autoriteti Portual Durrës si dhe policia.

Burime nga porti i Durrësit bëjnë me dije se kanë qenë 1 101 pasagjerë të linjës Bari – Durrës që kanë ardhur sot në Durrës ndërsa 214 pasagjerë pritet të vinë mesditën e sotme me linjën Ankona – Durrës.

Pjesa më e madhe e tifozëve janë organizuar dhe janë nisur në drejtim të Tiranës ku do të luhet edhe ndeshja e rëndësishme midis Romës dhe Feinordit.

Deri më tani në qytetin e Durrësit nuk ka patur trazira nga ana e tifozëve të cilët duket se kanë shijuar edhe rrezet e diellit. Nga intervistat e zhvilluara tifozët bëjnë me dije se do të qëndrojnë në hotelet e Tiranës dhe presin të nisen mëngjesin e të enjtes në orën, 03:00 nga Durrësi në Bari.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re