Kontrolle intensive në të gjithë qarkun Korces ne kete sezon turistik duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 3 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjeti për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.77 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.499 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.Janë ndëshkuar 124 drejtues mjetesh për parkime të gabura.Janë ndëshkuar 762 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re