Nga Borana Demiri

Në ditën e dytë të këtij viti, 41 vjeçarja Bedrie Loka do të linte katër fëmijët jetimë duke i dhënë fund jetës ndërsa dy ditë më vonë, fill pas kafes së mëngjesit, vëllai vrau vëllanë e më pas veten, ndërsa shkak u bë konflikti për pronën.

Lexo edhe :Related Posts

Krimi në familje vijon të tronditë shoqërinë duke shënuar edhe prirje rritëse nëse i referohemi shifrave të vitit që lamë pas, ku thuajse një e treta e rasteve, 11 nga 35, u shënuan brenda të njëjtit gjak.

“Ka një ngarkesë të shtuar emocionale në shoqërinë tonë që sigurisht nis tek problemet ekonomike, pasiguria, emigracioni dhe problematika të tjera që ndikojnë në përditshmëri. Problemet me depresionin, ankthin janë të shtuara dhe nuk duhen neglizhuar. Fatmirësiht është rritur ndërgjegjësimi dhe qasja për të kërkuar ndihmë po bëhet gjithnjë e më pozitive.”, tha presidentja e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska.

Përtej hartës së kryeqytetit, përballemi edhe me mungesë shërbimesh për shkak të numrit të kufizuar të profesionistëve që kujdesen për shëndetin mendor.

“Në total janë rreth 1600 psikologë për të gjithë vendin dhe shumica e tyre janë përqëndruar në Tiranë sepse këtu  janë më të larta mundësitë për tu punësuar. Kjo pasohet me mungesë shërbimi në qytetet e vogla, për të mos folur pastaj për zona që janë më të izoluara.”, shtoi Treska.

Në vitin 2023, sipas autoriteteve përkatëse, janë regjistruar rreth 4700 raste të dhunës në familje dhe janë plotësuar 2730 kërkesë padi për urdhra mbrojtjeje në favor të të dëmtuarve nga kjo vepër penale./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re