Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen për zgjidhje me dy shtete, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyaju e ka refuzuar sërish mundësinë e një shteti të pavarur palestinez.

Nga Uganda ku ndodhet për një samit, Guterres bëri thirrje sërish për armëpushim të menjëhershëm në rripin e Gazës.

“E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre, duhet të njihet prej të gjithëve. Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, dhe mohimi i të drejtës së shtetësisë së popullit palestinez, janë të papranueshme”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Guterres shtoi se mohimi i zgjidhjes me dy shtete po zgjat konfliktin që është kthyer në kërcënim global për paqen dhe sigurinë, dhe po kontribuon në polarizim dhe forcimin e ekstremizmit në çdo vend.

Po ashtu sekretari i mbrojtjes i Britanisë së Madhe, e cila është një nga aletatët më të mëdha të izraelit në perëndim, është shprehur i zhgënjyer nga refuzimi i Benjamin netanjahut.

Duke folur për medit, Grant Shapps tha se për Londrën, nuk ka alternativë tjetër.

“Është zhgënjyese të dëgjosh Benjamin Netanyahu të thotë se nuk beson në një zgjidhje me dy shtete. Dhe cështë e vërteta, ai e ka thënë këtë gjatë gjithë karrierës së tij politike, me aq sa mund të them.Unë nuk mendoj se do të arrijmë në një zgjidhje nëse nuk kemi atë me dy shtete.”, u shpreh sekretari britanik i Mbrojtjes Grant Shapps.

Pakënaqësia ndaj kryemninistrit Netanjqahu sa vjen e bëhet më e madhe edhe tek qytetarët izrelitë.

Kjo u duk edhe mbrëmjen e kaluar kur në qendër të Tel Avivit u mblodhën mijëra protestues të cilët e akuzuan për  keqpërdorim të sigurisë së vendit dhe kërkuan zgjedhje të reja.

Megjithtë deri më tani nuk ka ndonjë shenjë të qartë që mund të ndryshojë pozicionin e Netanjahut në krye të qeverisë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re