Sezoni veror i pushimeve me numër më të lartë mjetesh dhe udhëtarësh kërkon edhe sigurinë rrugore. Në rajonin juglindor ku shënohet fluks i lartë i lëvizjeve edhe nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, nga sektori i policisë rrugore janë ndërmarë masa shtesë për rritjen e sigurisë në akset kryesore nacionale.

 

Në vëmendjen dhe kontrollin e shërbimeve të policisë rrugore mbeten kryesisht aksi nacional Kapshticë-Qaf-Thanë.

 

Si edhe rruga Pogradec-Tushemisht.  Burime pranë kësaj policie thanë se funksioojnë 8 patrulla janë në levizje për gjatë 24 orëve nga Kapshtica në Qafë Thanë.

 

Krahas tyre, funksionojnë edhe tre patrulla të lëvizëshme me motorçikleta dhe patrulla këmbësore në segmentet  rrugore me rrezik aksidentesh.

 

“Masat dhe shërbimet shtesë janë ndërmarë për të rritur sigurinë rrugore dhe për të shmangur aksidentet automobilistike në këtë periudhë me fluks të lartë  udhëtarësh vendas e të huaj si dhe emigrantë që kthehen në vendlindje”.

 

Sipas të dhënave, mesatarisht 100 gjoba apo masa adaministraive në ditë janë vendosur nga policia e sektorit të qarkullimit rrugor nga këto kontrolle në gjithë juglindjen. Edhe qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve në këtë periudhë ka qënë i lartë në pikat e kalimit kufitar të rajonit të Korçës. Dogana e Qaf-Thanës dhe ajo e Tushemishtit në Pogradec regjistrojnë hyrje-dalje të shumta sidomos me pushuesit e fundjavës.

 

Po kështu edhe vendkalimi kufitar i Kapshticës, ku krahas qarkullimit të dy anshëm të udhëtarëve për pushime, fluksi shtohet edhe nga ardhja e emigrantëve në sezon vere.

 

Qindra e mijëra udhëtarë janë regjistruar në hyrje dhe dalje nga Shqipëria vetëm gjatë kësaj jave nga pikat e kalimit kufitar të Qaf-Thanës, Tushemishtit dhe Kapshticës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re