Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me vdekjen e legjendës së futbollit botëror Diego Armando Maradona, që pasi u dergj në spital e u duk se po përmirësohej, humbi sfidën më të rëndësishme, atë për jetën.

Çfarë ka pasuar këto ditë janë konspiracione dhe akuza për mjekime të pakujdesshme, për fshehje të fakteve apo hetime të stisura.

Së fundmi, zbulohet se Maradona  disa ditë para vdekjes së tij, është rrëzuar duke goditur kokën e duke pësuar hematomë. Këtë e ka zbuluar Rodolfo Baquè, avokat i infermierit që u kujdes për Pibe de Oro gjatë rehabilitimit të tij.

“Nuk ishte një goditje shumë e fortë dhe kishte të bënte me anën e djathtë, jo atë të operacionit. Ata e bënë atë të ngrihej menjëherë. Askush nuk thirri një ambulancë ose ndihmë, mbase nga zgjedhja e vetë Maradonës. Por ai nuk ishte në gjendje të merrte një vendim se çfarë të bënte, ai u mbyll në dhomën e tij për tre ditë” tha avokati për rrjetin TN TV.

Baque shtoi se Maradona nuk ishte në një vend të përshtatshëm, se nuk kishte asnjë mjek të përgjithshëm dhe se administrimi i barnave ishte përgjegjësi e psikiatrit. Gjithashtu rrahjet e zemrës së tij tejkaluan parametrat normal pasi Maradona shkoi në 115 rrahje në minutë dhe një ditë para se të vdiste i kishte 109, kur dihet se një pacient me probleme koronare të zemrës nuk mund të kalojë 80 rrahje.. Trupi i tij, tha avokati, po dërgonte sinjale por ai nuk u ndihmua me asnjë ilaç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re