Skip to content

“Shtohen radhët” e ushtrisë shqiptare, 133 djem e vajza nisin stërvitjen

133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se “për 10 javë, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë”.

Sipas ministres së Mbrojtjes, stërvitja po zhvillohet në Bunavi.

“133 vajza e djem nisën stërvitjen individuale bazë në Bunavi, e cila është porta hyrëse për në Forcat tona të Armatosura.

Per 10 javë, këta djem e vajza do të sprovojnë veten fizikisht e psikologjikisht përpara se të jenë plotësisht të përgatitur dhe të denjë për të shërbyer nën uniformë”, thekson Xhaçka.