Rriten rastet e rënduara nga rrethet me COVID-19, tre urgjenca mbërritën brenda një ore tek Spitali Infektiv.
“Balkan Web” raporton se dy prej rasteve ishin në gjendje të rëndë, të trajtuar me oksigjen bashkëshoqërues nga spitalet e rretheve.
Më parë ky spital priste nga 2-3 urgjenca në ditë, kurse sot i ka regjistruar po kaq vetëm në një orë.
Ndërkohë më e stabilizuar paraqitet gjendja tek Sanatoriumi, aty ku zakonisht paraqiten më shumë urgjenca.
