Skip to content

Shtohen rastet me Covid19/ Ministria e Shëndetësisë: 1846 qytetarë të infektuar dhe dy humbje jete

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 1846 raste të reja me COVID-19, 2 humbje jete dhe 1899 të shëruar në 24 orët e fundit.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1846 qytetarë, në këto bashki:750 në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamëz, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.

Janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç.Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Korrik 2022)Raste të reja ditore 1846Të shëruar në 24 orë 1899Të shtruar në spitale 30Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 3821

Testime totale 1,889,151Raste pozitive 298,578Raste të shëruara 285,912Raste Aktive 9,146Humbje jete 3,520

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,428Durrës 751Fier 659Vlorë 445Shkodër 413Berat 353Elbasan 290Gjirokastër 226Lezhë 224Korçë 188Dibër 101Kukës 68