Mund të harroni ku lini objektet apo emrin e një personi?  Në një moment është normale, por nëse ndodh shpesh dhe  shoqërohet me vështirësi në kryerjn e detyrave konsultohuni me specialistin.  Të prekurit nga Demenca janë shtuar dhe Alzheimer është shkaku kryesor  i saj.

“Alzheimer është një sëmundje me ndryshime degjenerative të qelizave të trurit.  Mund  të nisë për një kohë të gjatë para se të  shfaqen simptomat të cilat fillimisht duken  si shenja plakje, por me kalimin e kohës agravohen dhe është pikërisht ky momenti që pacientët paraqiten tek mjeku. Të gjithëve na ka ndodhur të harrojmë ku leme objektet,  nëse  keto simptoma shtohen, përsëriten  fjalët, ndryshon personaliteti, ka veprime te  paperputhshme, veshtirësi në kryerjen e detyrave, janë shenja që flasin për më shumë se plakja e thjeshtë.”

Sindromi që mbart një sërë çrregullimesh nga ai i kujtesës,  në  të logjikës e sjelljes sipas mjekëve  nis rreth të 60 – tave. Incidenca rritet me moshën.   Plakja e popullsisë është një nga arsyet e shtimit të rasteve,  por sipas neurologes Brunilda Zllami  jo e vetmja.

“Është shtuar jetëgjatësia dhe sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare, sëmundjet që lidhen me mënyrën tonë të jetesës që predispozojnë  për shkaqe të tjera të Demencës siç është Demenca Vaskulare  dhe ndodh ndonjëherë që Alzhaimer është në bashkëekzistencë me Demencën që vjen nga dëmtimet e trurit ishemike apo hemoragjike.”

Për humbjet e jetës nga Alzhaimer dhe Demenca statistikat botërore e rendisin Shqipërinë  pas Finlandës,  Anglisë dhe Slovakisë me  rreth 37 vdekje në  100 mijë banorë.  Mjekja neurologe thotë se sëmundjet çojnë në ndërlikime shëndetësore të ndryshme.

“Në Demenca një dëmtim ishemik i trurit që ndodh  çon në vdekje,  por shkaku më i shpeshtë është pneumonia aspirative, funksione  që  ne i kryejmë natyrshëm në Demencë fillojnë zbehen.  Harrojnë si të krihen si të ruajnë higjenën, si të lëvizin në disa raste harrojnë si të gëlltisin ushqimin që mund të çojnë në fenomene si penumoni. Në Demencat mikse mund të jetë dhe zemra, infeksionet.”

Si një sëmundje kronike dhe progresive Demenca nuk është luftë vetëm e pacientit, por e të gjithë familjes. Arsye kjo që  neuorologia Zllami apelon për ngritjen e strukturave të veçanta    për përkujesjen e të sëmurëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re