Vitet e fundit numri i të prekurve nga diabeti ka ardhur duke u rritur, duke e bërë atë të konsiderohet si sëmundja e shekullit.

Rreth 7.5% e popullsisë së Shqipërisë është e prekur nga diabeti, ndërsa është rritur ndjeshëm numri i pacientëve në moshë të re. Lezha është një ndër qytetet me numrin më të lartë të diabetikëve.

“Në lezhë ne bëjmë testime dhe shikojmë që kemi mbi 130 raste në vit. Nuk duhet të harojmë që nga një grup i madh nuk e dinë që janë me diabetikë. Në qytetin ton janë afro 2500 diabetike. Nga të dhënat mendojhet që 50% nuk e dinë fare që e kanë këtë smëundje.”

Mjekët këshillojnë të prekurit që pushojnë në bregdet të jenë kujdesshëm dhe të shmangin ekzpozimin në diell në orët e pikut.

“Pacientët duhet të kenë shumë kujdes kur shkojnë në plazh, duke qenë s ekanë të dmëtuar nervat e këmbëve nuk e djejjnë diellin dhe na vijnë ktu me plagë. Prandaj duhet të kujdes të shmangin orët e pikut.”

Shkaqet kryesore të diabetit janë kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri ne vitin 2050 të sëmurët me diabet do të përbëjnë 10% të popullsisë globale, ndaj diagnostikimi i hershem eshte i nevojshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re