Sëmundjet tumorale në vendin tonë po pësojnë vetëm rritje. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik për kancerin e zorrës së trashë apo kanceri kolorektal siç njihet ndryshe, thuhet se në 10 vitet e fundit numri më i lartë është hasur në vitin 2017 me 430 raste dhe në vitin 2021 me 492 raste.

 

Mjekët vlerësojnë si faktor kryesor risku për kancerin e zorrës së trashë, dietën ushqimore.

 

HYSNI DEDE

GASTROHEPATOLOG

“Jeta e vrullshme, të ushqyerit me produkte jo të shëndetshme si: fast&food, mish i kuq apo ushqimet e yndyrshme janë faktorë tipik.”

 

Edhe vdekjet nga ky lloj kanceri, ashtu si rastet, kanë ardhur në rritje. Sipas ISHP në krahasim me vitin 2015, gjatë vitit 2021 vdekshmëria u rrit me 14%.

 

HYSNI DEDE

GASTROHEPATOLOG

“Ka një lloj frike nga ana e pacientëve për tu drejtuar tek mjeku edhe kur dyshojnë dhe i neglizhojnë, duke menduar se janë të përkohshme dhe do të kalojnë.”

 

Sipas ekspertëve tashmë ky kancer nuk po kërcënon më vetëm personat mbi 50 vjeç.

 

HYSNI DEDE

GASTROHEPATOLOG

 

“Vitet e fundit është parë një trend i uljes së moshës, tani po e shohim shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë edhe tek 40-vjetarët. Prandaj apeli është të behën depistime të vazhdueshme.”

 

Studime tregojnë se risku i këtij kanceri mund të ulet përmes shtimit të aktivitetit fizik, uljes së peshës trupore, uljes së konsumit të alkoolit dhe lënies së duhanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re