Teksa të martën u duk se pati një rënie të numrit të të infektuarve në 24 orë, diçka e tillë ndryshoi këtë të mërkurë. Të martën u shënuan vetëm gjashtë raste të reja, por të mërkurën drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico njoftoi për 17 të infektuar të tjerë. Në vendin tonë kemi gjithsej 400 të konfirmuar me COVID-19.

 

“Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste.”

 

Të shtruar në të dy spitalet COVID janë 58 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rëndë. Albana Fico tha se është shumë e rëndësishme të ruhen masat sepse ka raste brenda të njëjtës familje ngaqë nuk shmangen vizitat tek të afërmit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko