Rreth 12% e popullësisë është prekur nga SPOK-u, një sëmundje kronike e mushkërive.

 

Ndërsa mbi 3000 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë për shkak të duhanpirjes dhe ajrit të ndotur.

 

 

SILVANA BALA

DREJTORESHE E SPITALIT UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI”

“Në vit shkojnë rreth 3 mijë raste të cilat përfshijnë rastet e reja dhe rastet që mund të shtrohen dy herë në vit në spitalin tonë.”

 

Spoku është një ngushtim i rrugëve respiratore që shoqërohet me inflamacion të mushkërive

 

“Gjëja e parë që një pacient sidomos duhan-pirës ose që ka punuar në ambiente me ndotje ndjen një simptome, koll që nuk qetësohet duhet të bëjë një spirometri.”

 

Mjekët shprehen se semundja e mushkerive jo vetëm që dëmton shëndetin e pacientëve por ka edhe kosto të larta financiare.

 

“Kjo sëmundje ka një barrë shumë të madhe ekonomike për faktin se mjekimi  i kësaj sëmundje është shumë kompleks.”

 

Në ditën botërore kundër kësaj sëmundje, ekspertë të shëndetësisë bëjnë apel që qytetarët të bëjnë një kontrolle për të matur funksionin e mushkërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re