Raporti për Shëndetit Mendor 2024 realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sondazheve IPSOS, doli në përfundime shokuese, është shtuar numri i të prekurve nga sëmundjet psikike.

Raporti për Shëndetit Mendor 2024 realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Sondazheve IPSOS, doli në përfundime shokuese, është shtuar numri i të prekurve nga sëmundjet psikike.

Në Gjermani, gati 1/3 e popullsisë vuan çrregullime të shëndetit mendor. Po në Shqipëri si paraqitet situata.

“Problemet sociale dhe ekonomikë të cilat tek ne lënë për të dëshiruar dhe janë të mprehta, ndaj si një faktor i rëndësishëm plus, unë mendoj që shifrat në Shqipëri janë edhe më të larta. Mosha aktive vuan më së shumti nga problemet e lidhur me ankthin dhe humorin, këto janë dominueset, por janë rritur shume rastet e problematikave me mendimin dhe këtu po vjen duke u rënduar situata. Këtu futen çrregullimet psikotike apo deluzionale, çrregullimet e skizofrenisë, pa lënë mënjanë çrregullimet e induktuara nga substancat narkotike.

Nëse 5 vjet më parë ne kryenim 10-15 vizita në ditë, aktualisht po arrijmë edhe 30 vizita në një ditë, sigurisht përfshihen këtu edhe rikontrollet, se do të ishte një shifër e frikshme, ama intensiteti i punës sonë është rritur shumë”, shprehet psikiatrja Arjana Rreli për TCH.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re