Gripi dhe virozat e stinës kanë rritur numrin e pacientëve që kanë probleme me mushkëritë në ditët e para të dhjetorit.

 

 

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë drejtohen për ndihmë të specializuar rreth 40 persona në ditë.

 

 

 

Mjekët sqarojnë se pandemia e Covid-19, rriti rastet tek të sëmurët me probleme pulmonare. Spoku dhe astma bronkiale mbeten shqetësimet më të shpeshta.

 

 

Virozat e stinës që shfaqen përmes simptomave të kollës apo dhimbjes së fytit, nuk duhet të çojnë drejt përdorimit të menjëhershëm të antibiotikut. Mjekët këshillojnë qe kujdesi më i madh duhet patur me pacientët mbi moshën 60-vjeçare dhe sidomos ata që kanë sëmundje kronike.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re