Tragetet në portin e Durrësit nisën këtë të enjte lundrimet vajte-ardhje brenda ditës me Italinë.

 

Shkak është bërë fluksi i madh i emigrantëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Për linjat vajtje-ardhje do të ketë tragete të posaçme, dhe sipas autoritetit portual, udhëtimet  do të bëhen çdo të enjte, të premte dhe të shtunë.

 

Për rrjedhojë oraret e nisjeve në mbrëmje për këto tragete që do të bëjnë lundrime dyfishe do të shtyhen për në orën 23:00. Ato do të aplikohen deri në datë 15 janar të vitit 2023.

 

Ndërkohë , në doganën e Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë më shumë se 2600 shtetas dhe kanë dalë afro 1700 të tjerë.

 

Për autoritetet tona kufitare në ditët në vijim pritet që të ketë fluks në rritje ndërsa janë marrë masat për shtim personeli dhe sportelesh.

 

Nga ana tjetër mësohet se ka pasur dhe disa takime me homologët grekë të cilëve u është kërkuar shtimi i sporteleve në të dy anët e lëvizjeve.

 

Ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës lëvizjet sipas burimeve zyrtare kanë qenë normale gjatë këtyre ditëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re