3 vaksina të tjera pritet t’i shtohen kalendarit të injeksioneve të detyrueshme tek fëmijët në vendin tonë.

 

Komiteti i imunizimit është në fazë diskutimesh për hepatitin A, meningitin si dhe HPV, për të cilat mjekja pediatre Sonila Brati tregon se tek cilat mosha priten të aplikohen.

 

SONILA BRATI

MJEKE PEDIATRE, QENDRA SHENDETESORE NR.2

“HPV do të mund të injektohet tek vajzat nga mosha 9-vjeçare, ndersa ajo e Meningokokut dhe Hepatitit A në 2,4 apo 6 muajsh tek djemtë dhe vajzat”.

 

Brati tregon gjithashtu se përse këto diskutime komiteti i imunizimit po i  bën në këto momente.

 

E duket se luhatja e temperaturave dhe rikthimi i virozëve ka shtuar numrin e vizitave tek mjekët pediatër.

 

 “Ato që predominojnë janë temperaturat e larta te fëmijët që shkojnë 39-40, infeksione të rrugëve  të sipërme të frymëmarrjes, alergjitë, probleme me bajamet dhe infeksione të rrugëve  të poshtme. Në fillim të javës ka më shumë vizita, përgjithësisht deri në 25-30”.

 

Këto vaksina që po diskutohen nga Komiteti i Vaksinimit për t’u bërë pjesë e kalendarit, aplikohen në disa vende të rajonit, ndërsa në vende të BE-së janë të miratuara prej kohësh.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re