Temperatura e ulëta të 3-javëve të para të vitit 2020 kanë sjellë problematika shëndetësore te fëmijët e të gjitha moshave në Berat. Më të prekurit nga këto temperatura, që kanë arritur edhe në minus disa gradë celsus edhe në rrethin e Beratit, kanë qënë fëmijët nga 0-5 vjeç. Fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat ka ardhur në rritje në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të qytetit të Beratit, ku vetëm në 24-orë numri i vizitave ka arritir në rreth 100.

Fëmijët që paraqiten për ndihmë mjekësore mbërrijnë në Repartin e Pediatrisë me temperaturë të lartë, kollë të fortë, mungesë oreksi, këputje e dhimbje trupore etj, ndërkohë që çdo ditë shtrohen rreth 10 fëmijë dhe aktualisht në dhomat e shtrimit ka ende fëmijë që ndodhen prej 1 jave të shtruar në këtë repart.

Mjekja Pediatre, Eftali Paço, konfirmon se rastet e virozave sa vijnë dhe rriten, në 24-orë në Repartin e Pediatrisë paraqiten rreth 100 fëmijë, me temperaturë të lartë, me kollë, me probleme të aparatit tretës, me bark e të vjella. Mjekja ka konfirmuar se rastet e virozave shtohen nga dita në ditë, sidomos ato raste me temperatura të larta dhe kollë të fortë.

Sipas mjekes pediatre, Eftali Paço, fëmijët që konstatohen me viroza nuk duhet të rrinë në komunitet por duhet të rrinë në kushte shtëpie, me ambiente të ngrohta dhe të ajrosura dhe duhet të marrin sa më shumë lëngje.

Vetë prindërit e fëmijëve të sëmurë shprehen se i kanë sjellë fëmijët në gjendje të rënduar gripale dhe me temperaturë të lartë. Ata pohojnë se fëmijët e tyre kanë ditë të tëra në spital, disa prej tyre edhe prej 1 javë të shtruar, duke u trajtuar me medikamente dhe serume.

(BalkanWeb)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re