Është shtuar edhe një ditë feste zyrtare për administratën. Ministri i Jashtëm, Ilgi Hasani në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, njoftoi se Këshilli i Ministrave do i propozojë Kuvendit që 22 Nëntori të shpallet si Dita e Alfabetit.

Ministri Hasani deklaroi se 22 Nëntori ka simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.

“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë.

22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha”, tha ministri i Jashtëm Igli Hasani

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re