Pas vendimit se për një muaj Infektivi do të presë urgjencat me të sëmurët Covid, në këtë spital ka pasur sot një shtim të fluksit.
Abc News raporton se mëngjesin e sotëm është vënë re një shtim i numrit të ambulancave që sjellin të sëmurë pranë këtij spitali.
Para Covid-1 kanë qendruar sot minimalisht tre ambulanca.
Po ashtu ka pasur edhe prezencë të shtuar të familjarëve, pasi kemi të bëjmë me raste të reja. Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi 809 raste të reja dhe 12 humbje jete.
