Subscribe

7.470 fermerë ju përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Bujqësisë për të aplikuar për mbështetjen për mbjelljen e grurit me 30 mijë lekë për hektar.

 

Interesi sipas drejtoreshës së Agjencisë Bujqësore të Zhvillimit Rural është përtej pritshmërive, por a mjafton buxheti që të gjithë të përfitojnë nga skema?

 

ERANDA SELMANAJ

 

DREJTORE, AZHBR

 

“Prioritet është sipërfaqja më e madhe. Do të jetë një renditje nga sipërfaqja më e madhe deri te më e vogla që është 1 hektar. Nëse në terren sipërfaqja është më e vogël sesa ajo e deklaruar, atëherë ulet shuma e përfituar për një fermer dhe i kalohet tjetri. Buxheti që kemi është më i ulët sesa interesi, por do të kërkojmë financim shtesë.”

 

Pas mbylljes së aplikimeve, procedura vijon me dorëzimin e dokumentit të pronësisë nga ana e fermerëve dhe me verifikimin në terren më pas nga grupet e AZHBR për sipërfaqet e mbjella me grurë.

 

ERANDA SELMANAJ

 

DREJTORE, AZHBR

 

“Ne kemi filluar menjëherë shqyrtimin e të gjitha aplikimeve dhe brenda kësaj jave të gjithë fermerët që kanë aplikuar dhe futen brenda vizës së përfitimit, do të marrin një njoftim për të dorëzuar dokumentin e pronësisë, për të provuar atë që kanë deklaruar në e-albania. Pasi të dorëzohet dokumentacioni i pronësisë, do të nisë verifikimi në terren, që të verifikohet edhe mbjellja e grurit. Në momentin që grupi i verifikimit do të jetë në terren, do të dorëzohet fatura e farës së grurit dhe fatura e plehrave kimikë. Më pas fermerët marrin direct pagesën sipas sipërfaqes faktike, grupet do të verifikojnë atë që është në fakt e mbjellë dhe jo sipërfaqen që është deklaruar kur është aplikuar. I gjithë ky process është dinamik, varet sa shpejt reagon edhe fermeri në dorëzimin e dokumentacuonit. Grupet në terren do të koordinohen me kal;endarin e mbjel;ljes. Momenti I verifikimeve do të jetë kur gruri të jetë mbjellë. Po punohet që të jemi në të njëjtën linjë me mbjelljen.”

 

Sipas Agjencisë Bujqësore për Zhvillim Rural, aplikimet e femerëve tregojnë se në terren do të kemi 30 mijë hektarë të mbjellë me grurë, duke bërë që pritshmëritë për rritje të sipërfaqeve të jenë të mëdha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re