Skip to content

Shtohet misteri mbi vdekjen e Maradonës, dalin mesazhet e komplotit: Mos lejo që pasurinë ta marrin vajzat

Hetuesit punojnë për të hedhur dritë jo vetëm për atë që ka ndodhur mëngjesin e 25 nëntorit në orët që paraprinë vdekjen e Maradonës, por edhe në ditët e mëparshme.

Prokuroria e San Isidro ka mbledhur prova të forta dhe një nga konkluzionet dhe hetuesit është: “Sa më tepër përkeqësohej gjendja e Maradonës, aq më pak e kuronin”. Gjithçka lidhet me mesazhet, përgjimet e bisedave dhe dëshmive të tjera. Në krye të listës është neurokirurgu Leopoldo Luque, si edhe mjeku personal i Maradonës.

Nën akuzat janë edhe dy psikiatër, dy infermierë apo persona që kujdesen për personelin e shtëpisë. Kur një mjek kërkoi analiza të reja klinike për legjendën argjentinase, neurokirurgu Luque e kishte larguar, duke i thënë se “Diego nuk donte ta shihte me sy”.

Në listën e dyshuarve është edhe kunati, Matias Morla, avokati që kujdesej për interesat e Maradonës dhe që zotëron çelësat e “perandorisë” në Argjentinë dhe nëpër botë.

Prokurorët zotërojnë biseda ku bashkëpuntori i legjendës, Maxi Pomargo i thotë mjekut Leopoldo Luque: “Mos lejo të marrin vajzat. Po ndodhi, e humbëm. Duhet të rezistojmë. Nëse unë dalim këtë herë, ka një para për të gjithë. Kujdesu personalisht, nga kjo varet puna shumë më mirë ”.

Gjithçka ka ndodhur në muajin e fundit dhe duket si kronikë dhe një vdekje e paralajmëruar, kur një grup personash pranë Maradonës, thjesht donin të hiqni qafe për të marrë më pas fytyrën.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb