Në 24 orët e fundit janë zbuluar 34 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Në total u kryen 247 testime.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 4 raste të reja ka në Tiranë, të infektuar nga vatra në burgun 313, 6 raste të reja në Kukës dhe 18 raste të reja në Krujë.
Duhet thënë se krahasuar me ditët e tjera, numri i të infektuarve këtë herë është i madh.
