Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto në Facebook, që sipas tij është menuja e mëngjesit të shqiptarëve të kthyer nga Italia, të cilët janë karatinuar në një hotel në Shëngjin.

Mëngjesi përfshin një salçiçe, një vezë, dy feta buka, pak domate dhe kastravec. Gazetari shprehet se të paktën në menu duhet të shtohet edhe një vezë tjetër dhe bukë.

Postimi i Artan Hoxhës

Sigurisht, nuk pretendon njeri, qe t’i çoni per mengjes, salmon te tymosur, apo petulla me mjalt. Por, te pakten shtojuni dhe nje kokerr veze te skuqur me shume, nje fete buke me teper, shoqeruar edhe me ndonje flet qepe, per tu rritur imunitetin… Jo per gje, por do i hapni namin e keq resortit turistik me 5 yje, te prenotuar nga qeveria per karantinim…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re