Pasditen e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave në të gjitha qarqet priten shtrëngata. Ndërsa ditën e nesërme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Sot shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
