Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ju ka bërë apel disa prej bashkive në vend që të jenë në gatishmëri gjatë mbrëjes të së dielës dhe përgjatë ditës së hënë pasi pritet të ketë përkeqësim të motit.

AKMC thkeson se sipas parashikimit të bërë nga IGJEUM priten reshje mesatare deri në intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Tiranë.

Lexo edhe :Related Posts

“Bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje”, thuhet në njoftim.

Sipas AKMC në zonat mbi 800 metra reshjet do të bien ën formën e dëborë.

Njoftimi:

🌧️🚧 Rreshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë.🚧🌧️🌦️

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e diel, datë 14) dhe nesër (e hënë, datë 15) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Tiranë.

📍Në qarkun Durrës priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

📍Në qarqet Shkodër dhe Lezhë reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

📍Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Ne ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re