Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar të dhënat dhe kushtet e vendosura nga Italia për udhëtimet nga Shqipëria, duke nisur nga dita e nesërme deri më 15 dhjetor.

Sipas ministrisë, shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetëizolimi 10-ditor, në fund të të cilit do të kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.

Si rrjedhojë, duke filluar nga data 𝟮𝟲 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿, shtetasit nga:
– Shqipëria
– Maqedonia e Veriut
– Serbia
– Mali i Zi
– Bosnje Hercegovina
– Libani
– Azerbajxhani
– Moldavia
– Brunei
– Armenia
mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

➡Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 𝟭𝟮𝟬 orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi 𝟭𝟬 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

🔴 Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
https://app.euplf.eu/
b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.

❗Këto masa janë të vlefshme deri më datë 𝟭𝟱 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re