Administrata e presidentit Trump po planifikon të vendosë kufizime për vizat që jepen për studentët e huaj që vijnë në SHBA. Sipas mediave ne SHBA, administrata e presidentit Trump përgatitet të vendosë një afat fiks deri në 4 vite për vizat e studentëve të huaj.

Në propozimin e paraqitur nga Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme, propozohet që të kufizohen në dy vite vizat e studentëve të huaj që vijnë nga vende të cilat ndodhen në listën e Departamentit amerikan të Shtetit për vendet që mbështesin terrorizmin.

Në kushtet aktuale studentët e huaj mund të qëndrojnë në SHBA deri në përfundimin e studimeve të tyre. Në rast të vendosjes së kufizimit, studentët që kanë nevojë për afat shtesë për zgjatjen e vizave do t’u duhet të paraqesin arsyetime për gjendjen në rast të sëmundjes ose jashtë kontrollit të tyre.

Nëse rregullorja në fjalë hyn në fuqi do të ndikohen personat e vizave në kategoritë ”F”, ”J” dhe ”I”. Gjithashtu parashikohet që kjo rregullore të zbatohet edhe për gazetarët e huaj në SHBA.






Previous articleKjo është zona më e re sizmike në vend, nuk ka lidhje me Durresin, ja cfare thone sizmologët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re