Për vitin 2020, biletat në muzetë dhe monumentet e trashëgimisë kulturore do të kushtojnë 100 lekë më shumë.
Rritja e çmimit të biletës me pak përjashtime përfshin të gjitha kalatë, muzetë dhe parqet arkeologjike.
Vendimi erdhi pas kërkesës së drejtuesve të këtyre institucioneve dhe diskutimeve me grupet e interesit, e konkretisht me agjencitë turistike.
Nuk kanë ndryshuar vetëm çmimet por edhe grupet që përfitojnë nga çmime të reduktuara.
Në intervistën e dhënë për Vizion Plus, Ministrja e Kulturës, thotë se këto çmime do të jenë vetëm për këtë vit.
Një pjesë e të ardhurave nga ndryshimi i çmimit të biletës, është menduar që të shkojnë për ri-jetësimin e zonave të prekura nga tërmeti i Nëntorit.