Subscribe
Çmimi i druve të zjarrit në qarkun e Korçës mbetet i lartë. Çmim që varion nga 3000-6000 lekë të reja për m3 në varësi të cilësisë. Në kushte të tilla, qytetarët thonë se e kanë të vështirë për të përballuar ngrohjen me dru zjarri.
Ç’të them 55-60 metri kub. E përballojmë nga e keqja se nuk kemi me çfarë të ngrohemi. Ne aq lekë marrim, se jemi pensionistë.
Banorët shtojnë se kanë vështirësi edhe me përballimin e shpenzimeve për ngrohje alternativë përfshirë atë me energji.
Edhe me kondicioner na shkon më shumë, nuk ja vlen.
Tregtarët thonë se rritja e çmimit vjen edhe për faktin se pjesa më e madhe e lëndës drusore që përdoret për ngrohje sigurohet nga qarqet e tjera, çka sipas tyre ndikon dhe në rritjen e kostos së transportit.
Zyrtarisht nga prefektura e Korçës bëhet me dije se sasia që nevojitet për ngrohje në 6 bashkitë e këtij qarku shkon deri në 9500 metër kub .